Avonet: Presidentja e Kosovës mos ta zvarrit dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, po e bën për teke personale - NACIONALE

Avonet: Presidentja e Kosovës mos ta zvarrit dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, po e bën për teke personale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Oragnizata joqeveritare AVONET ka kritikuar Presidenten e vendit Vjosa Osmani, në lidhje me mosdekretimin e Blerim Isufajt si Kryeprokuror i shtetit edhe pse ky i fundit kishte marrë votat në Këshillin Prokurorial.

Sipas AVONET, krejt kjo po ndodh për teke personale të Osmanit.

Organizata gjithashtu i ka kërkuar Osmanit të veproj sa më shpejt me dekretimin, meqenëse të gjitha arsyet ligjore për një zvarritje të tillë kanë përfunduar.

DEKLARATË PËR MEDIA

AVONET: Presidentja e Kosovës mos ta zvarrit dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, po e bën për teke personale

AVONET ka përcjellur nga fillimi procedurën për zgjedhjen e Kryeprekurorit të Shtetit, dhe që nga fillimi e ka vlerësuar një proces transparent dhe të ligjshëm.

Për më tëpër zgjedhjen e tij veçse e kanë konfirmuar edhe Gjykata e Kosovës, e të cilat i kanë hudhur poshtë ankesat e të ankuarve në rastin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit.

Duke pasur parasysh se Blerim Isufaj qysh me 6 prill 2022 ishte përzgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të Shtetit, AVONET shpreh shqetësimin për vonesën e Presidentes së Kosovës që ta dekretoj z. Isufaj, sepse kjo paraqet mosushtrim të kompetencave nga Presidentja Osmani.

AVONET kërkon nga Presidentja që të ushtroj kompetencat e saj dhe të dekretoj kandidatin e propozuar nga KPK për Kryeprokuror pasi që ky proces ka qenë i ligjshëm dhe transparent.

Poashtu, të gjitha arsyet për zvarritje kanë kaluar, sepse të gjitha kandidatët e pakënaqur kanë shterrur mundësitë ligjore nëpër gjykata dhe kjo zvarritje e dekretimit ka kaluar çdo limit të parë deri më tani në procesin e emërimit të Kryeprokurorit.

AVONET thekson se një pozitë e tillë e rëndësishme në sistemin e drejtëisë nuk mund të vazhdoj të udhtrohet nga një Ushtues detyre, edhe pse ai ka luajtur rol shumë konstruktiv, por pozitat e tilla shtetërore të funksionit të lartë nuk mund të kenë realizim afatgjatë të objektivave në kuadër të Prokurorisë së Shtetit dhe duke pasur parasysh se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që tashmë të emërohet i propozuari nga KPK.

Lajme të ngjashme