Avokati Shkoza sqaron: Gjykata nuk vendos masë më të rëndë se ajo që kërkohet nga Prokuroria - NACIONALE

Avokati Shkoza sqaron: Gjykata nuk vendos masë më të rëndë se ajo që kërkohet nga Prokuroria

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Armend Shkoza ka reaguar në lidhje me debatin e fundit i cili u shkaktuar nga lirimi nga masa e paraburgimit e zëvëndësimi i kësaj mase me arest shtëpiak nga Gjykata.

Avokati sqaron se vendimi për Pantiqin, ishte kësisoj, pasi i njejti u kërkua nga Prokuroria.

Pra, Prokuroria është organi i ndjekjes e i akuzës. E kur ky institucion kërkon një masë, Gjykata nuk mund të vendosë për masë më të rëndë, se sa ajo që i kërkohet nga Prokuroria.

Shkrimi i Shkozës:

Gjykata lidhet për propozimin e Prokurorisë me rastin e caktimit të masave të sigurimit të pranisë të pandehurit në procedurë. Gjykata nuk e bën ndjekjen penale, andaj edhe në rast se prokuroria bën propozim për masë më të lehtë, gjykata asnjëherë nuk vendos për masë më të rëndë.

Kjo është fryma e parimit të prezumimit të lirisë si e drejtë themelore.

Kështu që këshilltarët e KM është mirë ta këshillojnë atë që të fokusohet tek përgjegjësia e organit të ndjekjes sesa tek gjyqësori.

Lajme të ngjashme