Avokati serb: E vërteta për rastin “Panda” e dëmton Vuçiqin
Avokati serb, Ivan Niniq, ka deklaruar se presidenti i Serbisë qëllimshëm nuk e zbardhë të vërteten për rastin “Panda” në Pejë, ku dyshohet se shërbimi sekret serb vrau disa fëmijë të këtij komunitetit.
Ai është shprehur i bindur se presidenti serbë nuk dëshiron që të zbardhet ky rast.
Niniq ka thënë për televizionin N1, se e vërteta për këtë rast do ta dëmton politikisht Vuçiqin.
“Vuçiqi gjatë gjithë kohës nuk do t’i pranojë prindërit për bisedë, sepse mund t’i shkaktojë vetes dëm politik dhe mendoj se ai tani, duke e zgjatur këtë çështje, kërkon një strategji adekuate komunikimi. Kjo nënkupton që ai të kryejë një bisedë protokollare, e cila atë nuk e bën të ndihet komod aspak, në fakt pa marrë asnjë veprim dhe sigurisht duke mos qenë në humbje në kuptimin politik”, ka thënë Niniq, transmeton Klankosova.tv.
Avokati është shprehur i bindur se presidenti serb di gjithçka për këtë rast.
“Besoj se ai di absolutisht gjithçka, sepse ka qenë formalisht koordinator i shërbimeve të sigurisë për një kohë të gjatë dhe ka pasur mundësi që atëherë, ashtu si edhe tani, të kërkojë raport për gjithçka ka ndodhur në ‘Panda’ dhe më pas. Prindërit e shohin gjatë gjithë kohës si adresë, në vend të prokurorisë. Fatkeqësisht, nuk ka asnjë prokuror që me forcën e integritetit të tij do të ndriçonte krimin në Pejë dhe do të ngrinte aktakuzë pa dijeninë dhe miratimin e Vuçiqit”, është shprehur Niniq.
Pushteti serb fillimisht kishte akuzuar shqiptarët për këtë krim, por në vitin 2013 Vuçiq kishte deklaruar se pas vrasjes në “Panda” nuk qëndronin shqiptarët.
Krimi kishte ndodhur në dhjetor të vitit 1998.