Avokati nga Mitrovica: Ivanoviq ishte organizator i formacionit paramilitar “Rojet e Urës”
Një video mesazh i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili përkujtoi përvjetorin e vdekjes së politikanit serb Olivier Ivanoviq, ka nxitur shumë reagime.
Ndër ta është edhe avokati nga Mitrovica, Armend Shkoza, i cili përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkuar se Ivanoviq ka qenë organizatori kryesor i formacionit paramilitart të ashtuquajtur “Rojet e Urës”.
“Ky formacion i përberë nga ish-ushtarakët dhe pjesëtaret e MPB-së dhe Sekretariatit të MPB-së së Serbisë, janë përgjegjës të drejtpërdrejt për dëbimin, vrasjen dhe maltretimin e vazhdueshëm të popullsisë shqiptare në veri të vendit.” – ka shkruar Shkoza, duke dhënë detaje tjera për rolin e Ivanoviqit.
“Ai madje. është themeues i të ashtuquajturit "Këshilli Nacional Serb", zëdhënësi i të cilit ishte Nikolla Kaashiqi, ish-Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe ish-anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Përtej kësaj, ndaj tij ka qenë duke u zhvilluar një procedurë penale për krime lufte, si person kyq dhe ekzekutor i vrasjes të bashkëqytetarëve tonë në Lagjen e Kovaqëve në Mitrovicë.” – thotë Shkoza.
Shkoza ka falënderuar ironikisht kryeministri Kurti që sipas tij “me hezitim përmend emrin e figurave politike shqiptare sesa emrin dhe thurjen e lavdeve një paramilitari për të cilin është dëshmuar dhe do të dëshmohet ende e besoj që ka ende për tu dëshmuar”.
