Avokati i Rozeta Hajdarit harron që ‘furragjia’ u mor me dokumente sekrete, thotë se ato nuk guxojnë t’i shohin gjyqtarët e prokurorët - NACIONALE

Avokati i Rozeta Hajdarit harron që ‘furragjia’ u mor me dokumente sekrete, thotë se ato nuk guxojnë t’i shohin gjyqtarët e prokurorët

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Avokati i Rozeta Hajdarit, Florent Latifaj, ka theksuar se dokumentet në rastin e rezervës shtetërore, nuk mund të shihen as nga gjyqtarët e as prokurorët.

Ai ka harruar se me ato dokumente, Rozeta Hajdari bashkëpunoi me ‘furragjinë’ Ridvan Muharremi.

“As ne avokatët, as policët nuk kemi të drejtë t’i shohim këto dokumente. Madje, sipas ligjit, qasje nuk duhet të ketë as prokurori dhe as gjyqtari,” ka deklaruar Latifaj në seancë.

“Po tentohet që dokumentet të na jepen edhe neve, që edhe ne të bëhemi pjesë e një procesi të paligjshëm që përbën edhe vepër penale. Konsideroj që pa u bërë deklasifikimi i dokumenteve, asnjë seancë të mos mbahet e hapur,” ka thënë Latifaj.

Lajme të ngjashme