Avokati i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Lika: “Klienti im e mohon kategorikisht përfshirjen” - NACIONALE

Avokati i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Lika: “Klienti im e mohon kategorikisht përfshirjen”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Musa Konxheli, avokati i Rilind Muratit, njërit nga arrestuarit të dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, ka thënë para gazetarëve se klienti i tij e mohon “kategorikisht” se ka qenë i përfshirë në vrasje.

Avokati Konxheli thotë se i mbrojturi i tij pretendon se gjatë kohës së aktit të vrasjes ai ka qenë me të fejuarën e tij që nga ora 10:00 e mbrëmjes deri në 3 të mëngjesit.

Deklarimi i Musa Konxhelit:

Jo vetëm për klientin tim, ata sipas Prokurorisë janë në bashkëkryerje, vrasje e rëndë. Prokuroria deri tash me provat që ka siguruar kuptohet Policia me Prokurorinë, është bazuar te provat materiale, është në hetim e sipër, është tu bo grumbullimi i provave të tjera.

Unë si mbrojtës i Rilindit duke u bazuar në ato prova që deri tash i kemi, konsiderojmë që klienti im nuk është i përfshirë fare në këtë vepër. Prokuroria pretendon se ka qenë një ndër anëtarët e grupit që në bashkëpunim me të tjerët kanë planifikuar e përgatitur vrasjen.

Klienti im kategorikisht e refuzon se ka të bëjë në çfarëdo forme në këtë vepër penale.

Prej orës 10:00 në mramje deri në 3 të mëngjesit ka qenë me të fejuarën e tij, dhe thotë që nuk ka të bëjë me këtë vepër.

Nuk ka fare grup dhe nuk ka pasur planifikim për vrasje.

Lajme të ngjashme