Avokati i AGK-së: Sulmet ndaj gazetarëve më të shpeshta se në të gjithë profesonet tjera - NACIONALE

Avokati i AGK-së: Sulmet ndaj gazetarëve më të shpeshta se në të gjithë profesonet tjera

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Yll Zekaj, ka folur për sulmet ndaj gazetarëve.

Ai tha në Klan Kosova se numri i sulmeve është në rritje dhe se gjatë vitit të kaluar në Kosovë janë raportuar 29 raste të sulmeve ndaj gazetarëve ndërsa këtë vit janë 32 raste.

Numri i gazetarëve të sulmuar brenda këtij viti është shumë shqetësues, duke pasur parasysh se brenda asociacionit i kemi rreth 900 gazetarë dhe kjo na del që janë sulmuar mbi 4 për qind e gazetarëve të sulmuar gjatë vitit, që është numri më i madh ndoshta nga të gjitha profesionet e tjera”, tha Zekaj.

Sipas tij, puna e gazetarëve po lihet në mëshirën e fatit dhe në mëshirën e atyre që po e marrin guximin që t’i sulmojnë gazetarët.

“Nuk kemi reagim institucional në këto raste, kemi deklarata të AGK-së e mediave, faktorit ndërkombëtar por s’kemi reagim të institucioneve shtetërore, të atyre që duhet të ofrojnë siguri për gazetarët, pavarësisht situatave të cilat krijohen”, tha Zekaj, duke shtuar se institucionet po dështojnë të mbrojnë punonjësit e mediave.

“Institucionet e Kosovës po dështojnë ta kryejnë misionin e vetë në raport me gazetarët dhe kjo do të reflektohet edhe në indeksin e sigurisë për gazetarët për këtë vit, pasi s’po arrijnë që gazetarët ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të papenguar”, është shprehur Zekaj

Lajme të ngjashme