Avokati Hodaj: Hashim Thaçi dhe të tjerët nuk pritet të lirohen nga paraburgimi - NACIONALE

Avokati Hodaj: Hashim Thaçi dhe të tjerët nuk pritet të lirohen nga paraburgimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Taulant Hodaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë nuk pritet të lirohen aktualisht nga paraburgimi.

“Në bazë të vlerësimeve që ka dhënë deri më tani dhe në bazë të vendimeve që janë marrë deri më tani, nuk do të pritet të lirohen sidomos deri të kryhet administrimi i provave dhe analizimi i tyre”, - ka thënë Hodaj.

Ai tha në RTV Dukagjini se ka bazë të lirohen nëse e bindin avokatët trupin gjykues, por që është një rast voluminoz dhe do të marrë disa vite kohë.

“Nuk dua të jap afate, është rast voluminoz dhe do të marrë kohë disa vite, ka disa shkallshmëri, derisa të shteren mjetet juridike”, - ka thënë ai.

Lajme të ngjashme