Avokatët e Thaçit paralajmërojnë tërheqjen, shkak mospagesat - NACIONALE

Avokatët e Thaçit paralajmërojnë tërheqjen, shkak mospagesat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi të cilët po e mbrojnë në rastin e tij në Hagë, raportohet se kanë paralajmëruar tërheqjen nga kjo detyrë.

Portali "Koha", raporton se Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenberg Legal Assocciates dhe anëtarë të kësaj kompanie, kanë marrë një vendim të tillë për shkak të moskryerjes së obligimeve ndaj tyre.

“Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Associates Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimi nëse nuk u është përmbushur detyrimi.” – thuhet në një njoftim të Dhomave të Specializuara.

Po ashtu, sipas rregullores, nëse caktohet një grup tjetër mbrojtës, avokatët aktualë duhet të vazhdojnë bashkëpunimin “në një periudhë prej jo më shumë se 45 ditë”.

Lajme të ngjashme