Avni Dehari e demanton Tinka Kurtin: Nuk ishte Hisen Berisha arsyeja pse e lëshova sallën e Kuvendit
Një debat i ashpër ndodhi në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës në mes të ministres drejtësisë Albulena Haxhiut e deputetit të PDK-së, Hisen Berisha.
Berisha nga karrigia e tij foli për Berisha, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka për interes të mos e zbardhë rastin e aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari.
E deklaratat e Berishës kanë ngjallur reagime të ashpra nga ministrja Albulena Haxhiu.
Ajo ka goditur me forcë tavolinën e saj derisa Berisha po fliste dhe po kërkonte përgjegjësi për këtë rast.
Haxhiu është dëgjuar duke bërtitur vazhdimisht “Marre! Marre!”
“Ju keni qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari! Asnjë fjalë! Asnjë fjalë! Ju i keni duart me gjak!” – ka vazhduar ajo.
Megjithatë pas këtij debati, deputetët e Vetëvendosjes aluduan se babai i Asrit Deharit, deputeti Avniu kur e dëgjoi këtë debat u largua nga seanca e Kuvendit. Ishte deputetja Tinka Kurti ajo që tha se pas fjalimit të deputetiti të PDK-së, Hisen Berisha në lidhje me rastin e Astrit Deharit, Avni Dehari e ka lëshuar sallën e kuvendit.
Por në një deklaratë për Nacionalen deputeti Dehari theksoi se nuk e ka lëshuar seancën për atë punë.
Madje ai e ka quajtur Hisen Berishën korb.
“S'kam çka të komentoj. Unë e kisha një termin për dorëzimin e librave për bibliotekën e Shtëpisë së Kongresit të Manastirti që po mblidheshin punëtorët e Ramiz Sadikut në Pjeton. Kjo ka qenë arsyeja që kam dalë prej aty. Përndryshe, korbat që lëshohen stërvinë. Korbat që si dëgjon askush. Edhe këta le të vazhdojnë deri në fund,”-i tha Dehari Nacionales.