Avdyli komenton zgjedhjet në Mal të Zi: Veç Albini dhe Vjosa po pengojnë Botën Serbe - NACIONALE

Avdyli komenton zgjedhjet në Mal të Zi: Veç Albini dhe Vjosa po pengojnë Botën Serbe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i partisë GUXO, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas humbjes së Milo Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.

Avdyli përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pas humbjes së Gjukanoviqit e vetmja pengesë për krijimin e “Botës Serbe” ka mbetur presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Më tej, ai ka thënë se bota serbe është maskuar shpesh si “Ballakani i Hapur”.

Pas rënjes së Gjukanoviqit në Mal të zi , e vetmja pengesë për krijimin e Botës Serbe, mbetet Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Bota Serbe e maskuar shpesh si Ballkani Hapur, me tentakulat e saj, me parti politike Serbe në vende fqinje, por edhe akterë brenda partive vendore Kosovare, Malazeze, Maqedone e Shqiptare, e përmes Rusisë ka për të punuar për destabilizim të Ballkanit, dhe ka për të sabotuar çdo marrëveshje Evropiane për paqe.” – ka shkruar ai.

Rezultatet preliminare në Mal të Zi kanë treguar se kandidati Jakov Milatoviq po prin bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Lajme të ngjashme