ATK-ja ka dënuar 91 biznese në Prizren, vlera e gjobave kap vlerë 35,125 mijë euro
Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar me monitorimin e bizneseve për arka fiskale.
Ky institucion ka bërë me dije se monitorimi ka qenë i fokusuar te tatimpaguesit të cilët nuk janë të pajisur me pajisje elektronike fiskale.
Përmes një komunikate për media, ATK ka bërë me dije se gjatë një monitorimi ka gjobitur 91 bizneset.
“Si rezultat i këtyre aktiviteteve në teren/qyteti Prizrenit janë vizituar 5 subjekte biznesore, tek të cilat është konstatuar se nuk kanë lëshuar kuponë fiskal pas shërbimeve të ofruara. Gjithsej, janë lëshuar 91 gjoba në vlerë 35,125 mijë euro, si dhe do të iniciohet rast penal. Këto aktivitete kanë evidentuar edhe 26 punëtorë të pa regjistruar”, është thënë në komunikatë.
ATK-ja iu ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të pajisen me arkë fiskale.
“Administrata Tatimore e Kosovës rikujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor aty ku nuk kërkohet të lëshohet faturë tatimore, janë të obliguar që të pajisen me pajisje elektronike fiskale (PEF) / sistem fiskal (SF) dhe të lëshojnë kuponë fiskal. Theksojmë – disa nga veprimtaritë, si: tregti, prodhim, shërbim, shëndetësi, hoteleri, arsim, transport, artistike-zbavitëse, etj., nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të pajisen me PEF/SF dhe të lëshojnë kuponë fiskal”, është thënë në komunikatë.