“Asociacioni 15 ditë prapa”, Konjufca jep detaje rreth aneksit të marrëveshjes evropiane
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka dhënë një intervistë relativisht të gjatë për televizionin ATV.
Në Context, që udhëhiqet nga Leart Hoxha, Konjufca ka dhënë edhe ca detaje në lidhje me aneksin e marrëveshjes evropiane. Sipas tij, plani i zbatimit e parasheh edhe njohjen de facto, por edhe Asociacionin.
“Kjo plani i implementimit, edhe në plan të implementimit, në road map aty, përnime e ka njohjen de facto në fillim, Asociacionin e ka 15 ditë mbrapa. Tash me ju kallxu kështu, nëse po shkojmë prej hapit të parë në hapin e dytë, në hapin e dytë ju duhet me i ditë tri gjëra, me qenë të sinqertë. Kur jemi të sinqertë, më së miri kalojmë, me i qitë krejt letrat e me i shpalosë. E para, edhe vetë garancinë e ka dhënë BE-ja se s’ka me pasë kompetenca ekzekutive. E dyta, ne ju tregojmë se cilat janë kompetencat joekzekutive. E treta, ne kemi marrë garancion prej ShBA-së dhe BE-së që ky Asociacion nuk do të jetë kurrfarë mekanizmi përtej asaj që e lejon Kushtetuta e Republikës së Kosovës” – vlerësoi Konjufca.