“Asniherë, te askush”: Kështu e mohon Sali Zyba të ketë ndikuar në punësimim e motrës në Ministri - NACIONALE

“Asniherë, te askush”: Kështu e mohon Sali Zyba të ketë ndikuar në punësimim e motrës në Ministri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Asniherë, te askush – thotë Sali Zyba kur pyetet nëse ka ndikuar për punësimin e motrës në Ministrinë e Drejtësisë.

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së njëherit kandidat për deputet, Paris Guri, përmes një video dje njoftoi për punësimin e motrës së deputetit të VV-së, Sali Zyba në ministrinë e Drejtësisë.

Guri publikoi disa dokumente, ku thotë se motra e Sali Zybes, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është punësuar në ministrinë e Drejtësisë, e drejtuar nga Albulena Haxhiu.

“Nga 73 aplikime në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë, gjeni se kush është pranuar.

Motra e Salih Zybes, po pra, motra e deputetit të Vetëvendosjes, në Ministrinë e Albulena Haxhiut. Në Ministrinë e Drejtësisë.

Pikërisht dy muaj para zgjedhjeve kanë vendosur të rehatojnë motrat, dajët, vëllezërit, kushërinjtë, dhe çfarë jo tjetër.Me grante e me punësime.

Qashtu qysh keni me i kthy paret cent më cent. Keni për t'i liruar edhe institucionet publike, që i keni uzurpu me familjarë. Një nga një. Deri te i fundit” – tha veç tjerash Paris Guri në video.

Lidhur me këtë, Sali Zyba i Vetëvendosjes, në emisionin Frontal të televizionit 7, ka mohuar të ketë ndikuar në punësimin e motrës së tij, duke u përgjigjur si më poshtë:

"Jam në teren, jena me fushatë, a pe din.

Akuzat kanë adresë bre, a është organ bre. A është organ i ndjekjes, i akuzës, i gjykimit a çka është ai person?

Nuk kam pasë, me pas pasë, le t’ma procedon ni dëshmi, unë i përgjigjna organeve të drejtësisë.

Asniherë, te askush (nuk kam ndikuar për punësim)", tha ai.

Lajme të ngjashme