Asnjë fjalë për "aferën e grurit", deputeti i VV-së linçon zyrtarin që i rezistoi presionit - NACIONALE

Asnjë fjalë për "aferën e grurit", deputeti i VV-së linçon zyrtarin që i rezistoi presionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur me linçimin e Enver Hajrullahut, zyrtarit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i cili nuk nënshkroi dokumente të cilat konfirmonin pranimin e grurit për rezervën shtetërore, megjithëse 9 tonë nga kontrata e nënshkruar mungonin.

Përmes një shkrimi në Facebook, deputeti i VV-së, Armend Muja ka sulmuar Hajrullahun për të cilin thotë se ka qenë asamblist i Nismës.

"Ministria që është udhëhequr për shumë kohë nga NISMA, e cila si parti është njohur dhe e çertifikuar për punësime partiake e familjare në administratë publike, po na paraqitet të jetë me plotë staf civil të ndershëm që po e mbrokan ligjin e shtetit, si puna e këtij Enver Hajrullahut - që në fakt na qenka një ish funskionar i NISMA-s, i cili nga asambisti i NISMËS punësohet si Certifikues në MINT në kohën e PAN! Po si nuk e incizoi asnjëri prej tyre veten më herët kur ministria ia jepte kompanive private kontratën për kontrollin e naftës, në vend se Dogana e shtetit ta kryej atë shërbim!?" - ka shkruar ai.

Hajrullahu i cili në incizime flet për presionet e mëdha për ta nënshkruar pranimin e grurit edhe pse mungonin 9 tonë, ka bërë të thënë se incizimet nuk i ka bërë ai.

Në një postim në facebook, Hajrullahu ka shkruar se nuk ka pasur asnjë qëllim ndaj asnjë zyrtari, por është kujdesur t’i respektoj rregullat dhe procedurat ligjore.

“Sot, është publikuar një video në mediumin Nacionale.com, si protagonist i asaj video jam Unë. Dua t’iu njoftoj se këto audio-incizime nuk kanë rrjedhur nga Unë, dhe i njëjti është bërë në hapësirat e MINT përkatësisht në njërën nga zyrat e Departamentit të Financave, duke mos qenë në dijeni që po ndodh një incizim i tillë, dhe Unë nuk jam burim i mediumit në fjalë. Kjo bisedë ka ndodhur përafërsisht në fund të korrikut të vitit 2022”, ka shkruar Hajrullahu.

Lajme të ngjashme