“Asfalti nuk hahet”: Dikur i kritikonte, tash Kurti përuron edhe rrugët 1 kilometër të gjatë
Sa ishte në opozitë, Albin Kurti i kritikonte rrugët që shtroheshin atëbotë, përfshirë autostradat që përurohëshin. Madje gjashtë vite më parë, gjatë fushatës elektorale, konkludonte se “asfallti nuk hahet” dhe se duhet ndërtuar fabrika që të mbulohet barku me gropa. Ndërsa tash në pushtet Kurti i ka ndryshuar fjalët për nevojnë për rrugë të asfalltuar, duke i përuruar edhe rrugët e shkurta nga një kilometët e dy kilometra.
Në fushatën para gjatë viteve për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, Kurti e kishte mbajtur një fjalim në Malishevë. Aty e kritikonte asfalltin, duke theksuar se “në vend se të ndërtohen fabrika është ndërtuar asfalt, në vend se të ndodhte e kundërta”.
Në fjalimin e tij, Kurti u kërkonte voten malishevasëve për një periudhë të re të zhvillimit të Kosovës, duke shtuar se “gropat në stomak nga varfëria” u shkaktojnë më shumë probleme se gropat në asfalt. Sipas Kurtit opozitar, asfalti nuk hahet.
“Qytetarëve mund të ju shkaktojnë probleme gropat në asfalt, por gropat në stomak nga varfëria i kanë problem më të madh – asfalti nuk hahet.” – theksonte Kurti.
Në një shkrim të vitit 2018, Kurti e kritikonte pushtetit e asajkohe se investon shumë në asfalt.
“Qeveria jonë shpenzon për asfalt mbi 300 milionë euro, apo 20 herë më shumë sesa që shpenzon për ujësjellës dhe kanalizim, apo 10 herë më shumë se sa që ndanë për Universitetin e Prishtinës.” – shkruante Kurti më 26 qershor të vitit 2018.
Kurti ndryshon fjalët
Në pushtet, Kurti i ka ndryshuar fjalët e interpretimin rreth asfaltit. Tash Kurti ka bërë kapërcimin e madh në lidhje me asfaltin, për të cilin ka lëvdata me epitete të larta. Nga asfalti nuk hahet, Kurti tash mendon që rruga (pra asfalti) është nevojë bazike. Hiç më larg se mbrëmë, Kurti publikoi një video "lavduese" rreth rrugës Gjilan-Kllokot, ku shkroi se po punohet deri në ora pesë të sabahut.
Por edhe sot Kurti u krenua me rrugët që po shtrohen.
Më 6 qershor, Kurti i postoi asfaltimin e disa rrugëve në Graanicë, njëra prej të cila ishte veç një kilometër e gjatë. Kurti theksonte se qytetarët që jetojnë andej, mund ta gëzojnë këtë nevojë bazike.
“Është shtruar rruga “Bajrush Kelmendi”, “Hasan Prishtina” dhe “Jashar Krasniqi” në fshatin Shushicë të Graçanicës. Rruga “Bajrush Kelmendi” është e gjatë 1 km. Pas 50 viteve pa rrugë, familjet që jetojnë aty mund ta gëzojnë tash këtë nevojë bazike. Kurse rruga kryesore ‘’Hasan Prishtina’’ çon deri te Kisha Ortodokse.” – shkroi Kurti.
Kurti e postoi edhe një rrugë tjetër në Gjilan, qytet me të cilin qeverisë partia e tij në nivel lokal, LVV. Rruga e gjatë ishte e gjatë veç 2,7 kilometra e gjatë dhe vlera e saj ishte mbi 3 milionë euro.
“Rruga Gjilan-Bujanovc është vazhdimi i zgjerimit të daljes nga qyteti i Gjilanit në drejtim të Bujanovcit me gjatësi 2.7 km, me katër korsi, e me trotuar nga 2 metra në të dyja anët.
Rruga ka infrastrukturë nëntoksore të kompletuar: kanalizim kabllor, fekal dhe atmosferik, ndriçim në mes dhe sinjalizim.” – shkroi ai.
Kurti i dha dy herë publicitet asfaltimit të rrugës Prishtinë-Podujevë, e cila është e gjatë 15 kilometra. Së pari, postoi më 3 qershor në ora 14:16 minuta, duke treguar se vlera e projektit është 35 milionë euro.
“15 km është gjatësia e rrugës të cilën po e zgjerojmë. Vlera e projektit është 35 milionë euro. Për 365 ditë pune do të përmbyllet pritja shumëvjeçare.” – shkruante Kurti, teksa i uronte të gjithë për këtë rrugë.
Ndërsa katër ditë më herët, pas përfundimit të seancës ku kishte grushte mes pushtetit dhe opozitës, Kurti shkoi vonë, shumë vonë në vendpunishten në rrugën Prishtinë-Podujevë. Kurti i falëndëroi punëtorët e inxhinierët për punën “ditë e natë” në këtë magjistrale.
“Sonte jemi në terren, për të parë nga afër punën që po bëhet edhe në orët e vona të natës e pas mesnatës.
I falemnderoj punëtorët e inxhinerët që nuk po ndalen ditë e natë për ta përfunduar këtë rrugë në afat!” – shkroi Kurti.
