As 'baba' s’kryen punë, këta janë deputetët e VV që i dolën kundër Kurtit - NACIONALE

As 'baba' s’kryen punë, këta janë deputetët e VV që i dolën kundër Kurtit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë gjithë të mërkurës është diskutuar për projekt kodin civil, i cili në fund nuk mori përkrahjen e deputetëve. Vetëm 28 deputetë votuan “për”, ndërsa 29 ishin “kundër” kësaj nisme ligjore që hapë mundësinë e rregullimit të martesave të gjinisë së njëjtë.

Në fakt, i gjithë diskutimi u përqëndruar rreth pjesës që i dedikohej martesës, i cili është përkufizuar në nenin 1138 që ndër të tjera flet për bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta.

Përçarja më e madhe e vërejt në grupin parlamentar të Vetëvendosjes, partisë që shprehimisht është e majtë progresiste.

I pari i partisë, që njëherit është kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, doli në foltore për të ritheksuar kërkesën e tij për të votuar pro projekt kodit civil.

Me një gjuhë si shpeshherë bishtnuese, Kurti tha se ka pasur keqkuptime e keqinterpretime për punën e bashkësisë civile të përsonave me seks të njëjtë.

Tutje ai deklaroi se kjo iniciativë ligjore nuk ka rregulluar martesën e sekseve të njëjta.

“Në fund të fundit, të drejtat e njeriut janë të drejtat e të gjithë njerëzve, të secilit njeri, të çdo personi, sepse gjithësecili është krijesë e Zotit dhe e natyrës. Këtë e thotë edhe Kushtetuta jonë dhe praktika e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. Kodi nuk rregullon martesat ndërmjet personave me seks të njejtë”, tha Kurti, shkruan Gazeta Nacionale.

Thirrja e kryeministrit Kurti për votimin e projekt kodit civil hasi në vesh të shurdhër pasiqë shumë deputëtë të VV u deklaruan publikisht kundër tij. Madje të njëjtin edhe votuan kundër.

Labinotë Demi Murtezi, Eman Rrahmani, Jahja Koka, Burim Karameta, Gramoz Agusholli, Visar Korenica ishin ndër deputëtët që dolën kundër ‘babës’. Megjithatë, disa të tjerë nuk patën guximin e mjaftueshëm që të votojnë kundër liderit, duke abstenuar si bie fjala Gazmend Gjyshinca. E aty mungoi edhe Mefail Bajqinovci si dhe shumë deputetë të tjerë.

Thënë në tema frodian, me anë të votimit kundër projekt kodit civil, deputetët e VV-së e vranë ‘babën’.

Por, edhe deputetët që ishin “për”, si Dimal Basha, tregoi mungesë të thellë të vetëdijes për çështjen në fjalë.

“A duhet ne si shoqëri me i respektu apo me i ofendu? Një prej rregullave bazë të demokracisë është respektimi i të qenit dhe bindjeve të ndryshme edhe atëherë kur nuk na pëlqen. Respektimi i të drejtave të komunitetit LGBTI nuk nënkupton pëlqimin e preferencave të tyre, por nënkupton obligim dhe detyrim ligjor” tha z. Basha.

Përveç Bashës, votë pro projekt kodit civil dhanë edhe 27 deputëtë të tjerë, por që ishin të pamjaftueshme për të kaluar në shqyrtim të parë.

Përtej votimit pro apo kundër, ajo për çfarë do të shënjojë ditën e mërkure është deklarimi i parë publik i kryeministrit Albin Kurti rreth temës së martesave të seksit të njëjtë.

Lajme të ngjashme