Arsimtari e rrahë nxënësin në Dragash - NACIONALE

Arsimtari e rrahë nxënësin në Dragash

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një nxënës është sulmuar fizikisht nga arsimtari i tij në njërën nga shkollat e Dragashit.

Policia njoston se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:20, në Dragash.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga arsimtari, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme