Arrestohet Ridvan Muharremi, sekseri i grurit dhe vajit, njeriu i afërt i Besnik Bislimit dhe Albin Kurtit
Policia e Kosovës ka arrestuar sot Ridvan Muharremin, pronarin e restorantit “Bukë e Zemër”.
Gazeta Nacionale ka mësuar se arrestimi i tij është bërë pas bastisjes se banesës se tij dhe restorantit të tij.
Ridvan Muharremi, i cili është mik i ngushtë i kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, dyshohet si sekser në keqpërdorimin e rezervave shtetërore.
Nga mëngjesi i sotëm Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të bastisje në Ministrinë e Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë.
Halimi: Ridvan Muharremi është dërguar në Prokurorinë Speciale për një deklaratë
Avokati Mahmut Halimi ka treguar se klientin e tij Ridvan Muharremit Policia e Kosovës e ka dërguar për intervistim në Prokurorinë Speciale.
Ai ka thënë se vetëm pas intervistomit do të dihet statusi i klientit të tij.
“Urdhër arrest nuk ka, ka urdhër për bastisje. Tash klientin tim e kanë dërguar direkt në Prokurorinë Speciale ku ka me dhanë një deklaratë dhe mandej vendoste se cfër do të jetë epilogu dhe status i tij”, ka thënë ai para medieve.
Ai ka treguar se bastisja ka të bëj më rezervat shtetërore.
“Ende nuk kemi as dyshime, me siguri se fjala është për lajmet e publikuara rreth importit të sasisë së grurit dhe vajit. Për këtë do të japim sqarime atje. Provat janë, kështu që gjithçka do të sqarohet”, ka thënë Halimi.
Kohë më parë Nacionale kishte publikuar një përgjim në të cilin dy zyrtarë të kësaj ministrie flisnin për këtë aferë. Ata e përmendnin edhe Ridvan Muharremin, një të afërm të kryeministrit Albin Kurti të cilit në një moment i referohen edhe si “dallaverxhi”.
Gazetari Berat Buzhala shpjegonte se si në restorantin e Ridvan Muharremit, figurë kyçe në këtë skandal, shkonte edhe vetë kryeministri Albin Kurti.
Kompania polake prej të cilës ishte blerë vaji për Rezervën Shtetërore i cili dyshohet që nuk ka ardhur asnjëherë në Kosovë quhej Xanto dhe ajo nuk ishte lajmëruar më. Veprimtaria e kësaj kompanie ishte "krejt diçka tjetër", tregonte gazetari Berat Buzhala në përgjimin e lëshuar.