Arrestohet një serb në Kosovë, dyshohet për vepra penale kundër rendit Kushtetues
Është arrestuar një serb, i cili dyshohet për vepra penale kundër rendit Kushtetues të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një njoftimit.
Në njoftim bëhet e ditur se serb i arrestuar është me inicialet S.M, dhe se Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ka arrestuar një (1) person me inicialet S.M., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprat penale që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës.”
“Gjithashtu, ndaj të arrestuarit S.M., Prokuroria Speciale, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura.” – thuhet në njoftim.