Arrestohet një i mitur në Vushtrri, kapet me drogë
Është arrestuar një person në Vushtrri, u dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të detajuar te i dyshuari është gjetur substancë e dyshuar narkotike prej 7.5 gram.
“Në orët e pasdites së sotme policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”. Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “ Marin Barleti”, ku gjatë kontrollit të detajuar te i dyshuari është gjetur substancë e dyshuar narkotike prej 7.5 gram.” – thuhet në njoftim.
PK ka bërë të ditur se i dyshuari është i moshës së mitur.
“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari i moshës së mitur ndaj të cilit pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
