Arrestohet një 22-vjeçar, dyshohet për dhunim
Një person i moshës 22-vjeçare është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale dhunim.
I dyshuari është arrestuar nga Njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i dyshuari E.B., me vendim e nxjerrë nga prokuroi i shtetit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për veprën dhunim
Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën dhunim.
Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij.
Personi i dyshuar:
- E. B, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.
