Arrestohet në Kolumbi bosi i kokainës nga Fieri
Artur Rrapaj nga Fieri është arrestuar në Kolumbi së bashku më trafikantin e shumë kërkuar të Ekuadorit, Wilmer Emiliano Sanchez Farfano.
37-vjeçari shqiptar u arrestua pas 18 muajsh hetime, pasi që dyshohet se është pjesë e kartelit të vetëquajtur ‘Nueva Generacion Ekuador’ që drejtohet nga trafikanti i shumë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Wilmer Sanchez Farfan, i njohur ndryshe me nofkën ‘El Gato’.
Në banesën ku u arrestuar shqiptari policia sekuestroi 319 mijë dollarë, telefona satelitorë dhe pajisje GPS, ndërsa në Imbabura është bastisur një banesë me dyer të blinduara ku u gjetën katër kasaforta me 90 mijë dollarë.
37-vjeçari nga Fieri ka precedentë penale edhe në Shqipëri. Rrapaj gjithashtu lëvizte me pasaportë të skaduar. Ai ka lindur më 15 mars të vitit 1986, në Fier. Pasaporta e tij është lëshuar në vitin 2010, ndërsa në vitin 2020 ka skaduar./abcnews