Arrestohet kirurgu në Vushtri, ndalohet për 48 orë
Isuf Zekaj, është kirurgu i tretë i arrestuar në Spitalin e Vushtrisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni, për gazetën Shneta, duke thënë se i njëjti është ndaluar për 48 orë.
“Ju njoftojmë që personi i dyshuar me iniciale I.Z., është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Njëherit, ndaj të njëjtit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente, seanca pritet të mbahet”, thuhet në njoftimin e Pretenit.