Arrestohet Frashër Krasniqi në kufirin Kosovë-Shqipëri - NACIONALE

Arrestohet Frashër Krasniqi në kufirin Kosovë-Shqipëri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi është arrestuar në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Kjo është konfirmuar nga kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, derisa përmendi edhe arrestimin e djeshëm të dy aktivistëve, Donjeta Demolli e Gëzon Krastrati.

“Policia e ka arrestuar para pak çastesh edhe aktivistin tjetër Frashër Krasniqi, në kufirin Kosovë - Shqipëri. Sikurse dje, me aktivistët Donjeta Demolli dhe Gëzon Kastrati, përndjekja e këtij pushteti vazhdon edhe sot me rastin e Frashër Krasniqit.” – ka shkruar ai.

Po ashtu, Molliqaj ka thënë se për partinë e tij, Asociacioni është i papranueshëm dhe se rezistenca e tyre nuk do të zvogëlohet.

“Për PSD-në Asociacioni është i papranueshëm. Tash që rezistenca ndaj kësaj marrëveshje do të rritet, ky pushtet e ka filluar përndjekjen. Këto metoda autoritare të frikësimit, nuk na ndalin. Me të tilla arrestime të paligjshme, rezistenca jonë nuk zvogëlohet.” – ka thënë ai tutje.

Po ashtu, në fund Molliqaj ka kërkuar lirimin e Krasniqit.

Lajme të ngjashme