Arrestohet edhe një serb në veri, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve - NACIONALE

Arrestohet edhe një serb në veri, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një tjetër sulmues i gazetarëve në veri.

Sipas Sveçles bëhet fjalë për kriminelin Dalibor Spasic.

“Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic. Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës.” – kashkruar Sveçla.

Ai tutje ka thënë se në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja.

“Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste.” – ka përfunduar ministri i MPB-së.

Lajme të ngjashme