Arrestohet edhe një person për sulmin ndaj gazetarëve më 16 qershor në Leposaviq - NACIONALE

Arrestohet edhe një person për sulmin ndaj gazetarëve më 16 qershor në Leposaviq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person për sulm ndaj gazetarëve më 16 qershor 2023.

Sipas policisë, i dyshuari serb me inicialet U.V është arrestuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve.

Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve.” – thuhet në njoftim.

Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.” – njofton Policia.

Lajme të ngjashme