Arrestohet 29-vjeçari në Kaçanik, shpërndau video në “TikTok” duke përdorur armë
Është arrestuar 29-vjeçari nga Kaçaniku, pasi që dyshohet se ka shpërndarë një video në rrjetin social “TikTok” duke përdorur një armë.
Policia e Kosovë ka njoftuar se i dyshuar është arrestuar në orën 23:00 të së enjtes dhe sipas tyre pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Stacioni i policisë në Kaçanik ka pranuar një informacion se një person në rrjetin social ‘’TikTok’’, ditë më parë kishte shpërndarë një video, ku shihej duke e përdorur një armë. Policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që me datën 24.08.2023 rreth orës 23:00 të identifikojnë personin e dyshuar F.M (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma ( pistoletë) është konfiskuar.” – thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve – përdorimi armës.”
