Arrestohet 29 vjeçari në Ferizaj, rrahu gruan e tij - NACIONALE

Arrestohet 29 vjeçari në Ferizaj, rrahu gruan e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në Kosovë. E edhe më të shpeshta janë rastet kur viktima të dhunës janë gratë. Një rast i tillë ka ndodhur në Ferizaj.

Policia nga ky rajon bën me dije se të premten në ora 23:45 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “RIfat Berisha” në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje dhe lëndimit trupor.

Në lidhje me këtë policët e rendit, e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin J.A (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje dhe lëndime trupore ndaj bashkëshortes së tij Y.A ( F/K) e moshës 27 vjeçare e cila për ndihmë mjekësore ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor”.

Lajme të ngjashme