Arrestohen shtatë të mitur të dyshuar për zjarrvënie në një shkollë në Lipjan
Janë arrestuar shtatë persona të mitur të dyshiar për vjedhje dhe zjarrvënie në një shkollë në fshatin Magure të Lipjanit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ishte raportuar dje dhe se të miturit të arrestuar janë dërguar në mbajtje.
“Sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë dhe zjarrvënie të raportuar me datën 11.04.2023, në një shkollë në fshatin Magure. Personat e arrestuar që të gjithë të mitur me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.” – thuhet në njoftimin e PK-së
