Arrestohen një 18 dhe një 19 vjeçar, dyshohet se morën para nga 13 person për caktimin e terminit për vizë
Dy persona të moshës 18 dhe 19 vjeçare janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës.
Të njëjtit dyshohet sa kanë marrë para nga 13 persona për t’ju caktuar terminin për viza.
PK përmes një komunikate për media ka njoftuar se arrestimi ka ardhur pas një hulumtimi për rreth dy muaj.
“Hetuesit e stacionit policor Veriu, në Prishtinë, sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën mashtrim. Puna rreth dy mujore e hetuesve ka rezultuar me identifikimin e personave të dyshuar dhe arrestimin e tyre.
Personat e dyshuar:
- A.I, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
- L. I, mashkull 18 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës,
të cilët me vendim të prokurorit , janë dërguar në mbajtjes për 48 orë, dyshohet të kenë marrë nga së paku 13 persona, shuma të ndryshme parashë, duke ju premtuar caktim të termineve për vizë.” – thuhet në komunikatë.
PK tutje ka bërë të ditur se janë ngritur dyshimet se dy personat e arrestuar mund të kenë mashtruar edhe më shumë persona se sa numri i raportuar.
“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar. Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
