Arrestohen dy persona për vrasje në tentativë në Pejë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin “vrasje në tentativë” në Vitomiricë të Pejës.
Sipas policisë, një burrë ka raportuar se derisa po voziste nga një lokal dy të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri, ku për pasojë vetura e tij në pjesën e pasme ishte goditur nga predhat e fishekëve.
Në vendin e ngjarjes janë sekustruar tetë gëzhoja të armës së zjarrit.
Dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Vitomiricë – Pejë. 10.12.2023 – 01:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga një lokal dy të dyshuar meshkuj kosovarë kishin shtënë me armë zjarri dhe si pasojë vetura e tij në pjesën e pasme ishte goditur nga predhat e fishekëve. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 8 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.