Arrestohen dy persona për fajde në Ferizaj - NACIONALE

Arrestohen dy persona për fajde në Ferizaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ua dha 20 mijë euro për t’i kthyer 73 mijë. Kjo ishte marrëveshja që dy të dyshuarit e kishin bërë me viktimën pas një borxhi prej 20 mijë eurosh që ky i fundit ua kishte marrë të dyshuarve.

Por gjatë së premtës, rreth orës 15:45, poicia e shtetit nga rajoni I Ferizajt ka arrestuar dy të dyshuarit e involvuar në këtë rast.

Sipas policisë, deri tani u ka kthyer plot 60 mijë euro.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar, të cilit më 24.01.2023 i kanë dhënë shumën prej 20.000 euro me detyrimin për t’i kthyer 73.000 euro. Viktima deri me tani ka paguar 60.000 euro”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme