Arrestimi për drogë në Tiranë, Nurellari: Bashkimi kombëtarë i VV-së duket se u bëka doza-doza - NACIONALE

Arrestimi për drogë në Tiranë, Nurellari: Bashkimi kombëtarë i VV-së duket se u bëka doza-doza

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të VV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci, i cili u kap në Tiranë me mbi 11 mijë doza ekstazi.

Ai ka shprehur dyshime për zgjedhjen e Mujecit si aksionar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se zyrtari i VV-së duket se i ka përdorur autobusët për trafikim të narkotikëve drejt Tiranës.

“Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosjes 🟡 i zgjedhur në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci, sapo është arrestuar 🚓 në Tiranë me 11 mijë e 300 doza ekstazi. Ai ishte emëruar nga partia e tij si aksionar në Stacionin e Autobusëve 🚌 në Prishtinë dhe me sa duket i përdorte ata autobusë për trafikim të narkotikëve drejt Tiranës. Bashkimi Kombëtarë i VV 🇦🇱🇽🇰me sa duket u bëka doza-doza 💉. No Extasy No Party 🎉🥳🍾: Lëvizja Louis VetëVuitton”, ka shkruar Nurellari.

Lajme të ngjashme