Arrestimi i dy aktivisteve, LDK reagon ashpër - NACIONALE

Arrestimi i dy aktivisteve, LDK reagon ashpër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënsja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar për arrestimin e dy aktivisteve, Neri Ferizi dhe Anita Mjekut, në protestën e organizuar pas vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-burri i saj

Përmes një postimi në Facebook, Halimi ka thënë se pushteti në vend se të japë përgjegjësi për mosmbrojtjen e grave dhe vajzave, po tenton tenton të disiplinojë këdo që mendon ndryshe.

“Dy aktivistet ende mbahen padrejtësisht në paraburgim, sepse protestuan me të drejtë kundër vrasjes së grave. Pushteti i cili kontrollon gjithçka, në vend se të japë përgjegjësi për mosmbrojtjen e grave dhe vajzave, nëpërmjet shembujve të tillë, tenton të disiplinojë këdo që mendon ndryshe”.

Lajme të ngjashme