Arrestimi i Dritan Goxhajt nga Specialja: Protestë në Tiranë - NACIONALE

Arrestimi i Dritan Goxhajt nga Specialja: Protestë në Tiranë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shoqata “Krahu i shqiponjës”, ka thirrur sot një protestë në orën 16:00 në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Kjo në mbështetje të ish anëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj i arrestuar më 31 korrik nga Policia e Tiranës, me kërkesë të Gjykatës Speciale.

Protesta bëhet me qëllim lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së dhe mos-ekstradimin e tij drejt Hagës, në Dhomat e Specializuara.

Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”. Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla e ka cilësuar si vendim me prapavijë politike arrestimin e klientit të tij, ndërsa shton se ai është i pafajshëm.

Lajme të ngjashme