Arratisjet nga burgjet, kërkohet përgjegjësi: Po vihet në pikëpyetje autoriteti i shtetit - NACIONALE

Arratisjet nga burgjet, kërkohet përgjegjësi: Po vihet në pikëpyetje autoriteti i shtetit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Brenda një jave nga burgjet e Kosovës janë arratisur dy persona të dënuar për vrasje. Gjatë javës është arratisur nga Kosova edhe Marko Roshiq, i dënuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Ndërsa, muaj më parë Kosovën e ka lëshuar edhe Enver Sekiraça, i cili ishte i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e policit Triumf Riza.

Arratisja e mbrëmshme nga burgu i Dubravës i Ujkan Metaj, i dënuar 11 vjet burg, ka nxitur reagime të ndryshme.

Këto veprime janë bërë sebep që të kritikohet Ministria e Drejtësisë.

Madje, është kërkuar edhe përgjegjësi për këto raste.

Analisti politik Valon Syla ka thënë se dikush duhet të jap dorëheqje për këto ikje.

Iku edhe njo prej burgu. Fjala është për Ujkan Metaj i denuar 11 vjet burg në Dubravë. A po jep përgjegjësi dhe dorëheqje qitash dikush si shpejt menihere se e keni marru shtetin. O Albin Kurti, a po nin?”, ka shkruar Syla.

Pas ikjes se mbrëmshme ka reaguar e Sherbimi Korrektues i Kosovës, duke paralajmëruar një konferencë për media sot.

Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media, e cila do të mbahet në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nesër më 13 korrik 2024, në orën 11:00, për të diskutuar lidhur me dy largimet e fundit nga institucionet e tipit të hapur. Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm, Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja. Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur dhe e rëndësishme për të informuar publikun saktësisht dhe në kohë për këtë ngjarje”, është thënë në njoftimin e ShKK-së.

Për këto ikje dje është pyetur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Unë nuk e kapi askënd, janë institucionet që mirren me ta.”, ka deklaruar ai për “Dukagjinin”.

Sipas tij, nuk janë tre të arratisur por vetëm një. Madje, ministri u duk që siguroi se nuk ka ndonjë telash, pasi sipas tij, Policia e Kosovës po kryen punën e saj.

Nuk janë tre persona të arratisur, një është arratisur. Tjerët nuk janë paraqitur para drejtësisë kur është kërku prej tyre. Policia e kryen punën e vet. Nuk ka najfar telashe.”, është shprehur ai.

Opozita kërkoi debat parlamentar

Partitë opozitare të enjten kanë kërkuar që për këtë çështje të diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar që arratisjet nga burgjet të bëhen temë diskutimin në seancën e kaluar.

Me shumicë votash deputetët e VV-së kanë refuzuar mocionin e opozitës.

Në adresimet e tyre në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës kanë kërkuar përgjegjësi nga personat kompetente për këto ikje.

Debatin parlamentar për këtë çështje e kishte kërkuar deputetja PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka treguar arsyet se pse kjo çështje duhet të diskutohet në Kuvend.

Nuk mund të jemi indifert që brenda 3 muajve janë arratisur tre perona që kanë qenë të dënuar për vrasje. I dënuari i fundit i cili është arratisur është Marko Roshiq, i cili ishte njeri nder katër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb nga Kosova Olover Ivanoviq. Ndërkohë që javën e kaluar Faton Hajrizi, i dënuar me 27 vite burgim për vrasjen e një ushtari rus u arratis nga dhoma e burgut përmes dritares. Gjatë muajit maj, u arrit edhe Enver Sekirqa i dënuar me 25 vite burim nga Gjykata Themelore e Prishtinës për nxitje në vrasjen se ish- policit të Triumf Riza”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ajo ka bërë me dije se deri me tani askush nuk ka dhënë ndonjë përgjegjësi për këto arratisje.

Deri me tani asnjë përgjegjësi morale e ligjore nga personat zyrtarë që udhëheqin institucionet kompetentet të sigurisë. Ky dështim në të njëjtën kohë paraqet edhe degradimin e plotë të këtyre institucioneve”, ka thënë ajo.

Edhe shefi i Grupit Parlament të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se në këtë debat duhet të diskutohen edhe disa çështje shumë delikate.

Vlerësoj se është me rëndësi të madhe që Kuvendi i Kosovës të debatoj lidhur me arratisjet e personave të dënuar apo në procese gjyqësore. Mbi të gjitha duhet të diskutohet edhe për disa çështje që janë shumë delikate. Sa ka qenë e përfshitë Ministria e Drejtësisë në plotësim ndryshimin e ligjit për Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Kodin e Procedurës Penale. Këto plotësim ndryshime a kanë ndikuar në nenet 184, 185, 186, 187, 188 dhe 189. Dhe këto ndryshime a kanë ndikuar në lirimet nga burgjet që kanë ndodhur, sidomos në lirimin në rastin Sekiraqa”, ka thënë Gashi.

Kurse deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se arratisjet e fundit kanë vend në pikëpyetje autoritetin e shtetit.

Edhe ne e përkrahim kërkesën që të debatohet për këtë çështje që është senzitive. Këtu është në pyetje autoriteti i shtetit, nëse ikun të burgosurit për çdo ditë dhe nëse ikja kalon në normalitet, atëherë po shihet që këtu kemi probleme të mëdha”, është shprehur Berisha.

Lajme të ngjashme