“Asnjë plumb huq s'na ka shku”, shoku i Adem Jasharit rrëfen për sulmin ndaj policisë serbe
Mes datave 5, 6 dhe 7 mars shënohet Epopeja e UÇK-së, ashtu siç njihet tashmë gjerësisht rezistenca e familjes Jashari kundër ushtrisë dhe policisë së Serbisë.
Nacionale ka qëndruar sot në familjen Rexhepi nga Açareve, ku një ish-shok i Adem Jasharit, komandatit legjendar të UÇK-së, ka rrëfyer për bisedën me të.
“Nuk ka pasë gëzim më të madh, as darsëm, as kurgjo hiç.” – rrëfen shoku i komandantit Jashari, kur pranoi armët nga komandanti Adem Jashari.
Tutje, ai ka treguar edhe se çka i tha komandanti legjendar, i cili ra dëshmor në luftën kundër Serbisë, mes datave 5, 6 dhe 7 mars.
"Kemi lufti deri në plumin e fundit" - thotë ai.