Arifi e quan Kurtin “mashtrues”: Albin Zajednica, e ka urrejtur Thaçin, Veseli e UÇK-në
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës, ka shkruar një status në “X”, ku është marrë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas tij, Kurti do të njihet si “Albin Zajednica”.
Tutje, Arifi ka shkruar se beson që epoka e Kurtit, të cilin e cilësoi si mashtrues, do të përfundojë.
Shkrimi i plotë:
Elikziri jetësor i Albinit është hyrja në histori, prandaj e ka urrejtur aq shumë Thaqin, Veselin dhe me të gjithë UÇK-në.
Po pranon «Zajednicën » në gjitha format, pa kushte. Ja tani dita ditës po i plotësohet dëshira e kahmotshme e tij, madje do të mbahet në mend në librat e Historisë si «Albin Zajednica ».
Qysh para dy viteve kam thënë se Albini e ka pranuar «Asociacionin » a.k.a “Zajednicën” por është në misionin të ja shes 50 përqindëshit të tij, sepse pushteti dhe karriga e tij është e shenjtë, jo parimet dhe llomotijtet e tija tri dekadore.
Edhe asi, edhe ksi! Epoka e mashtruesit do të përfundoj, herët e vonë
Elikziri jetësor i Albinit është hyrja në histori, prandaj e ka urrejtur aq shumë Thaqin, Veselin dhe me të gjithë UÇK-në.
— Shqiprim Arifi (@arifishqiprim) May 16, 2024
Po pranon «Zajednicën » në gjitha format, pa kushte.
Ja tani dita ditës po i plotësohet dëshira e kahmotshme e tij, madje do të mbahet në mend në librat e… pic.twitter.com/NnZt5X5OMw