Arë, pyll, truall, meditje 14 mijë euro: Pasuria e Donika Gërvallës - NACIONALE

Arë, pyll, truall, meditje 14 mijë euro: Pasuria e Donika Gërvallës

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka deklaruar pasurinë për vitin 2024.

Ministrja që është hetuar për mosdeklarim të pasurisë, ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një truall, në vlerë të 20 mijë eurove, një arë, në vlerë të 15 eurove, një pyll që kap vlerën e 10 mijë eurove, dhe njështëpi që kushton 80 mijë euro.

Të gjitha këto, janë në pronësi të saj, të cilat i ka përfituar përmes trashëgimisë nga familja.

Si pasuri të paluajtshme, ajo ka deklaruar një veturë në pronësi të saj, e cila kushton shtatë mijë euro.

Një tjetër, në pronësi të bashkëshortit 10 mijë euro, dhe një në pronësi të fëmijëve, rreth 16 mijë e 500 euro.

Gërvalla ka aksione në tri biznese. Në “Albingua” ajo ka 100 për qind të aksioneve në vlerë të 500 eurove.

Ajo është bashkëpronare në “Live is Live”, ku ka 25 për qind të aksioneve, si dhe bashkëpronare në “Promicle”, ku ka 33 për qind të aksioneve.

Gërvalla ka deklaruar para të gatshme rreth 2 mijë e 200 euro.

Derisa ka deklaruar edhe të tjera, që janë të bashkëshortit dhe fëmijëve si kursime.

Kryediplomatja ka deklaruar se merr pagë vjetore nga puna si ministre rreth 17 mijë e 800 euro. Vërehet se kryetarja e Guxo, ka marrë mëditje 14 mijë e 400 euro.

Pagën e bashkëshortit, ajo e ka deklaruar mbi 78 mijë euro.

Lajme të ngjashme