ARBK-ja paraqet numrat e kontaktit me kodin hyrës të Serbisë, e ndryshon pas raportimeve - NACIONALE

ARBK-ja paraqet numrat e kontaktit me kodin hyrës të Serbisë, e ndryshon pas raportimeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, ka publikuar numrin kontaktues për disa departamente të saj me kodin thirrës +381.

Kështu ka bërë të ditur, Klan Kosova, që sipas tyre ky kod, ndërkombëtarisht pranohet si numër hyrës për republikën e Serbisë.

ARBK si një agjenci e Kosovës, së fundmi kishte marrë disa veprime, duke ua heq certifikatat e bizneseve, pikërisht me arsyetimin se po e paraqesin shtetin si pjesë të Serbisë dhe në këtë kontekst, po bëjnë shkelje kushtetuese.

Nuk dihet nëse e bënë me ose pa dashje, por pikërisht kështu veproi vetë Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, duke e lënë në faqen e saj zyrtare numrin me prefiksin e Serbisë +381.

Klan Kosova rreth kësaj çështje ka raportuar rreth orës 16:11, ndërsa sipas mediumit, pas raportimeve agjencia i ka ndryshuar kodat hyrës të numrave telefonik diku pas orës 17:00.

Lajme të ngjashme