Arbër Rexhaj për drejtorin e arrestuar të KEK-ut: Nuk është anëtar i VV-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se drejtori i arrestuar i KEK-ut Nagip Krasniqi, nuk është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Rexhaj në një lidhje direkte në Kanal10, ka thënë se vet e ka intervistuar Krasniqin në Komisionin Hetimor Parlamentar.
“Personin të cilin e apostrofuat ju si të Lëvizjes Vetëvendosje, unë e kam pasur në Komisionin Hetimor Parlamentar pra e kam intervistuar vetë dhe për personin që po flisni ju nuk është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.” – ka thënë Rexhaj
