Aplikoi për kredi me dokumente të falsifikuara, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë - NACIONALE

Aplikoi për kredi me dokumente të falsifikuara, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në qytetin e Fushë-Kosovës pasi që i njëjti dyshohet se ka marrë kredi me dokumente të falsifikuara.

Sipas raportit policor rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

‘’Fushë Kosovë, 25.01.2023-NN. Me datë 15.05.2023 , është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte aplikuar për marrjen e kredisë në një bankë me dokumente të falsifikuara’’ thuhet në njoftim.

Më tutje është bërë e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme