Apeli e kthen në rigjykim rastin ku Vrenezi e VV-së ishte dënuar me 3 vjet burgim
Gjykata e Apelit e ka kthyer nw rigjykim rastin e njohur si “Abi Çarshia”, nw tw cilin deputetja e Vetwvendosjes Jetmire Vrenezi bashkw me ish zyrtarin e Komunws sw Prizrenit, Islam Thaçi ishin dwnuar me nga tre vjet burgim secili pwr keqperdorim tw detyrws Zyrtare.
Gjykata Themelore nw Prizren, mw 17 maj 2022, kishte dwnuar Vrenezin e Thaçin ndwrsa ishin liruar nga akuza Egzona Morina-Thaçi, Arian Taraku dhe Isw Bislimaj e Shqipron Krasniqi.
Në vendimin e Apelit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se ankesa e mbrojtësit të Thaqit, avokatit Blerim Mazreku dhe avokatit të Vrenezit, Adem Vokshi janë aprovuar dhe çështja i kthehet gjykatës së shkallës së parë, në rigjykim dhe rivendosje.
Sipas Apelit, në rigjykim gjykata e shkallës së parë, duhet të veprojë sipas vërejtjeve të cekura të kësaj gjykate, t’i eliminojë kundërthëniet, t’i procedojë edhe një herë të gjitha provat për zbardhjen e drejtë dhe të plotë të gjitha fakteve.
Ndërsa, sipas vendimit, ankesa e Prokurorisë Themelore në Prizren, përkitazi me vendimin për dënim është cilësuar si jo lëndore.
Në vendim thuhet se, aktgjykimi i ankimuar është i përfshirë në shkelje esenciale, ngase emërtimi ligjor i veprës penale për të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtorë nuk përputhet me dispozitivin dhe se arsyetimi përkitazi me këtë vepër penale, si për pjesën dënuese dhe atë liruese, i mungojnë arsyet për faktet vendimtare.
“…emërtimi ligjor i veprës penale për të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtorë, nuk përputhet me përmbajtjen e dispozitivit gjegjësisht figurën e veprës penale të paraqitur në dispozitiv, pastaj të njëjtit-pra, arsyetimi përkitazi me këtë vepër penale, si për pjesën dënuese dhe atë liruese, i mungojnë arsyet për faktet vendimtare,”, thuhet në vendim.
Tutje, në vendim thuhet se arsyet e dhëna përkitazi me faktet vendimtare në këtë çështje penalo-juridike, përveç, që janë në kundërshtim me dispozitivin, të njëjtat janë në kundërshtim edhe në mes veti e po ashtu, nuk kanë mbështetje as në prova dhe shkresa tjera në lëndë.
Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktgjykimi i ankimuar nuk mund të qëndrojë as në pjesën liruese ngase gjykata e shkallës së pare për fakte dhe rrethana të njëjta ka dhënë vlerësime të ndryshme.
“Kjo gjykatë vlerëson se aktgjykimi i ankimuar tani për tani nuk mund të qëndrojë as përkitazi me pjesën liruese, ngase, gjykata e shkallës së parë, për fakte dhe rrethana të njëjta për të gjithë të akuzuarit ka dhënë vlerësime të ndryshme, pra, ndryshe për pjesën dënuese, ndryshe për pjesën liruese, ndërsa, të akuzuarit, dy nga ata, i ka shpallur fajtorë, e katër të tjerë i ka liruar, atëherë, pa dyshim që aktgjykimi i ankimuar si i tillë, tani për tani nuk mund të qëndrojë as për pjesën liruese, prandaj, vendosi që edhe për këtë pjesë aktgjykimi i ankimuar të anulohet dhe çështjen ta kthejë në rivendosje”, thuhet në vendim. Betimi pwr Drejtwsi.