Anulohet gatishmëria e lartë luftarake e ushtrisë serbe - NACIONALE

Anulohet gatishmëria e lartë luftarake e ushtrisë serbe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas portalit Nova.rs, është hequr gjendja e gatishmërisë së ngritur luftarake në ushtri, të cilën presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e shpalli më 26 dhjetor siç pretendonin për shkak të situatës në veri të Kosovës.

Vuçiq më 26 dhjetor mori vendim për ngritjen në shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe dhe MUP-it serb, mirëpo nga sot kjo gatishmëri është hequr.

Presidenti i Serbisë, si komandant i përgjithshëm, ka urdhëruar sonte që Forcat e Armatosura të Serbisë të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, gjegjësisht gatishmërisë në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur, gjegjësisht potencialit të armatosur të Forcave të Armatosura të Serbisë.”, kishte thënë ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.

Për më shumë se dy javë ushtria ka vepruar në rrethana të parregullta, gjë që një pjesë e publikut profesionist e interpretoi si një paradë për mediat.”, raporton ky medium.

Ndryshe, barrikadat e vendosura në komunat veriore të vendit, janë paraparë që të largohen sot edhe pse deri më tani nuk janë larguar përveç asaj në anën serbe, dy kilometra larg pikës kufitare në Merdarë.

Paralajmërimet për largim të barrikadave për sot erdhën pas lirimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq nga paraburgimi në masë tjetër, arrest shtëpiak.

Lajme të ngjashme