Anulimi i mbledhjes së përbashkët, Gërvalla e publikon një thënie të babait të saj ku flitet për nderin - NACIONALE

Anulimi i mbledhjes së përbashkët, Gërvalla e publikon një thënie të babait të saj ku flitet për nderin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka publikuar një thënie të babait të saj, Jusuf Gërvalla, të cilën duket se e ka ndërlidhur me situatën aktuale politike në vend.

Ajo ka lënë të nënkuptohet se dikush nuk po tregohet i ndershëm.

“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!” -Jusuf Gërvalla-“ – ka shkruar Gërvalla.

Ndërkohë, reagimi i saj bëhet në kohen kur ka një krisje të raportove të Kosovës edhe me Shqipërinë.

Deri më tani, dihet që mbledhja e përbashkët mes dy qeverive e paraparë që të mbahet sot më 14 qershor është anuluar.

Nuk dihet nëse do të këtë ndonjë format tjetër të mbledhjes.

Lajme të ngjashme