Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Lekaj: Kur edhe shteti amë të refuzon, çka tjetër? - NACIONALE

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Lekaj: Kur edhe shteti amë të refuzon, çka tjetër?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pal Lekaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, ka komentuar anulimin e mbledhjes së Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, që parashihej të mbahej në Gjakovë nesër.

Lekaj ka pyetur në mënyrë retorike, duke shkruar se “kah po shkon Kosova?”.

“Kur edhe shteti amë të refuzon, çka tjetër ?!

Kah po shkon Kosova ?” – shkroi ai.

Ndryshe, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, në një konferencë të jashtëzakonshme, tregoi se mbledhja e dy qeverive nuk mund të mbahet në formatin e planifikuar.

“Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar dhe pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër, në Gjakovë, në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes për të diskutuar pikërisht për këtë situate, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euro-atlantike në një pikë të paimagjunueshme, ku kjo e fundit e ka vendosur gishtin faktikisht në butonin që do të vë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë” – deklaroi Rama.

Lajme të ngjashme