Anëtarja e KPM-së dhe përkrahësja e Kurtit shpërndan postim sarkastik për "kunatën e gjykatësit" - NACIONALE

Anëtarja e KPM-së dhe përkrahësja e Kurtit shpërndan postim sarkastik për "kunatën e gjykatësit"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Luljeta Aliu, anëtarja e Komisionit të Pavarur për Media, e njohur më herët edhe si analiste e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, ka shpërndarë një postim satirik ku ironizohet me mediat.

Ajo në llogarinë e saj në Facebook, ka shpërndarë një shkrim të “COOL n Fresh”.

“Lajmet sot:

- Arratiset Enver Sekiraqa, shikoni se sa bukur duket kunata e gjykatesit qe e liroi.

- Emisioni pasdites, i nates, i sportit dhe te gjitha emisionet e tjera: i ftuar Blero, i cili do te na flas rreth grave.

- Historia shqiptare: Cilet popuj ne bote nuk jane ilire?

- Kultura: Sa e kulturuar duhet te jete nusja ne raport me vjehrren dhe kusherinat e babes se burrit?

- Moti: Mosvet.” – shkruan në këtë postim.

Vlen të theksohet se ardhja e saj në këtë pozitë, ishte komentuar shumë me reagime të ashpra, për shkak të dyshimeve për afërsinë e saj me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme