Anëtarja e Bordit të RTK-së: Ndihem nën presion nga drejtori i përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj - NACIONALE

Anëtarja e Bordit të RTK-së: Ndihem nën presion nga drejtori i përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shukrije Rama, anëtare e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës është shprehur se po ndihet nën presion nga drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Rama gjatë mbledhjes së komisionit për administratat ka thënë se ndihet nën presion pas ankesës së Ahmetxhekaj drejtuar anëtarëve të bordit.

Sipas saj e gjithë kjo është tentativë është për ta penguar, në ngritjen e zërit sa i përket artikulimeve të çështjeve e problemeve relevante dhe aktuale në RTK

“Nga data 6 dhjetor 2021 kur kam marrë mandatin si anëtare e bordit të RTK-së, për asnjë moment nuk jam ndier në presion dhe as nuk ndihem në presion as nga partia në pushtet dhe as nga një parti tjetër. Ndjenja e vetme e pakëndshme që e kam përjetuar gjatë mandatit tim ka qenë tendenca për frikësim nga ana e drejtorit të përgjithshëm përmes një ankese drejtuar anëtarëve të bordit. Si tentativë për të më penguar, për të ma mbyllur gojën dhe për të ma ndal zërin sa i përket artikulimeve të çështjeve e problemeve relevante dhe aktuale në RTK, për të cilat jemi të gjithë përgjegjës” – tha Shukrije Rama.

Rama para komisionit ka shfaq edhe disa detaje të tjera, ku sipas saj më 28 dhjetor 2022 ka dërguar në adresën e bordit evidencën e shkeljeve dhe veprimeve anti-ligjore ku ka kërkuar qasje në dokumente zyrtare për të verifikuar shkeljet.

Ajo tha se ka kërkuar edhe bashkëpunim nga anëtarët e tjerë të bordit për dokumentimin e shkelje, por ata nuk kanë shprehur interesim.

Meqenëse anëtarët e tjerë të bordit nuk kanë shprehur interesim për t’i pasur në dispozicion dokumentet, evidentimet dhe dokumentimi i shkeljeve janë iniciativë e imja personale e bazuar në përgjegjësitë ligjore qe m’i keni besuar ju për të qenë unë anëtare e bordit të RTK-së” – tha ajo, raportonKallxo.com.

Lajme të ngjashme