Anëtari i LDK-së reagon ndaj Përparim Ramës: Çfarë nonsensi - NACIONALE

Anëtari i LDK-së reagon ndaj Përparim Ramës: Çfarë nonsensi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtarit të Kryesisë së LDK-së, Valon Murtezaj, po i duket e pakuptimtë deklarata e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që tha se nuk është anëtarë i LDK-së, por partner i ngushtë i partisë.

Murtezaj në Facebook ka publikuar deklaratën e Ramës dhe ka thënë se ai i ka prirë listës së LDK-së në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës nuk qenka anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, partner i ngushtë. Ndërsa i ka prirë listës së LDK-së për Prishtinën. Çfarë nonsensi!” – ka shkruar ai.

Çka tha Rama?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se nuk është anëtarë i LDK-së por partner i ngushtë i kësaj partie.

“... normal që kam garu me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe jam falenderues edhe normal që jam partner i ngushtë me Lidhjen Demokratike të Kosovës po nuk jam anëtar i partisë,” – tha Rama.

Ky ka qenë edhe ai diskutimi mes meje edhe Lumirit qysh nga fillimi: ti merru me parti, unë po merrem me kryeqytetin edhe kështu e kemi pasë nga fillimi. Edhe po them, po i kryjmë punët si është më mirë për kryeqytetin pa pasë nevojë për ndonjë intervenim partiak apo ashtu ndasi mes të koalicionit për shkaqe partiake.” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme